X

“Memoriali në Tiranë për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi”, Manjani: Kot e kanë, nga liqeni shqiptarët kujtojnë vetëm… Gjirin e K*rvave


Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e quan një budallallëk ngritjen e memorialit në Tiranë, në përkujtim të viktimave të grushtit të shtetit në 15 korrik të 2016 në Turqi, në mbështetje të Erdoganit.

“Uau! Budallëk më të madh smë kishin zënë veshët. Po çfarë duhet të kujtojmë ne nëpërmjet atij memoriali?! Erdoganin?!”- shkruan ai në Facebook.

Në fund nuk e kursen ironinë, teksa shkruan se “Ndërkohë kot e kanë se të vetmen gjë që kujtojnë shqiptarët nga liqeni është Gjiri Kurvave…”

Postimi i Manjanit:

Memorial për të rënët Turq te grushti i shtetit të tyre?!

I vendosur në Tiranë?! Te kodrat e liqenit?!

Uau! Budallëk më të madh smë kishin zënë veshët.

Po cfarë duhet të kujtojmë ne nëpërmjet atij memoriali?! Erdoganin?!

A njeh dikush ndonjërin prej të vrarëve të paktën?

A ka qenë ndonjëri prej tyre ndonjëherë në Shqipëri? Verifikojeni TIMS! Kush e di, mbase gjendet ndonjë lidhje njerëzore.

Uaaaaa. Ç’budallëk!

Janë më martirë ata që vijnë në Shqipëri në kohë plazhi.

Le pastaj ata që vijnë të bëjnë bisnes. Heronj fare! Vijnë të investojnë e largohen me barrelë me kocka të thyera. Këto duhet të rikujtojmë vazhdimisht nëse duam të ndryshojmë këtë vend.

Po këto që u vranë në e për vendin e tyre çfarë duhet t’u kujtojmë?! Nuk i kemi njohur në të gjallë të tyre.

Le pastaj masakrën urbane që kanë bërë të kodrat e Liqenit. E mbushën me gurë e beton përkujtimor të të gjithë dynjasë…

Ndërkohë kot e kanë se të vetmen gjë që kujtojnë shqiptarët nga liqeni është Gjiri Kurvave…

More in AKTUALITET, LAJME
Vrau dy persona dhe korruptoi gjyqtarin, media britanike: Gentian Doda hyri dy herë ilegalisht në Angli

Gjatë një operacioni të mbajtur në sekret të plotë mes skuadrës së ekstradimeve në Londër dhe policisë shqiptare mundësoi arrestimin...

Close