X

I akuzuar për pedofili, milioneri Jeffrey Epstein vetëvritet në qeli

Financieri milioner i dënuar për pedofili, Jeffrey Epstein ka vdekur në një burg në Manhattan. Autoritetet thonë se ai ka vrarë veten.

Epstein ishte në pritje të gjyqit për trafik seksuale të fëmijëve dhe për komplot.

Kjo ngjarje vjen vetëm dy javë pasi 66-vjeçari u gjet “i plagosur dhe në një pozicion fatal” në dyshemenë e qelisë së tij dhe me lëndime në qafë.

Autoritetet u thanë mediave se Epstein kreu vetëvrasje të shtunën në mëngjes dhe se trupi i tij dërgua në një spital të New York rreth orës 7.30 të mëngjesit.

Epstein u arrestua në 6 korrik dhe u akuzua për trafik seksual dhe komplot. Sipas këtyre akuzave, milioneri abuzoi me dhjetëra vajza të reja në pronat e tij në Manhattan dhe Palm Beach, Florida, disa prej tyre edhe në moshën 14 vjeçare.

Të tjera thashetheme qarkulluan për abuzim të fëmijëve në ishullin privat të tij, në Karaibe.

Me Epsteinin të vdekur, masa e krimeve të tij ka të ngjarë të mos mësohet kurrë, e as ato të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt. Shumë spekuluan edhe më parë se Epstein nuk do të mbijetonte deri në gjyq.

More in BOTA, LAJME
“Edvin, sot është një ditë që mund të bëheshe njeri!”

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në rrjetet sociale, kujtoi 31-vjetorin e varjes në litar më 10 gusht të vitit...

Close