

Renato Mekolli është kthyer në një ndër emrat më të njohur në gastronomi dhe kjo jo vetëm në Shqipëri.
Emisioni “Hell’s Kitchen” i drejtuar nga ai, starton me edicionin e dytë në tetor të këtij viti. Ditën e sotme Renato ka bërë të ditur datat se kur nisin audicionet e para për të aplikuar, 20-21-22 Gusht.
Gjithashtu, ai ka shpërndarë një “votim” në storyn e tij, ku ka pyetur ndjekësit nëse duan ndonjë informacion të ri rreth këtij edicioni. Pasi votimet kanë anuar nga “Po-ja” si përgjigje, Renato Mekolli ka bërë të ditur nga të gjithë një ndryshim që ka pësuar këtë sezon “Hell’s Kitchen”.
Ai ka njoftuar se këtë edicion zëvendës shefat Bleri Dervishi dhe Eri Muhaj që e shoqëronin edicionin e parë, do të zëvendësohen nga dy vajza.
Në InstaStory të tij, ku lajmëron se njëra nga vajzat është brune dhe tjetra bjonde, ai nuk ka dhënë tjetër informacion. Gjithsesi, Renato ka theksuar se deri në tetor të tjera lajme do të vijnë. Po ashtu, bashkë me këtë informacion të ri, ai ka nxitur dhe njerëzit që të bëhen pjesë e aplikimeve.
“Dy vajza do të jenë asistentet e mia këtë sezon të ri në “Hell’s Kitchen 2”, njëra bjonde, tjetra brune… Deri në tetor kemi shumë lajme”, ka njoftuar Renato.
Të ngjashme
Ndihmoi dy familjet e prekura nga tërmeti, Bebe Rexhës nuk i ndahet shpirti nga Shqipëria, jep lajmin e papritur
Eliza Dushku bashkohet me studentët shqiptarë të Harvardit për të ndihmuar Shqipërinë
FOTO/ Morena Taraku: Unë dhe Stresi jemi bërë sot me një vëlla të vogël
“Ende dridhem”, Xhesika Berberi tregon gati e përlotur 30 sekondat e tmerrit: Kushërinjtë e mi kanë pasur dëme, prindërit bërtisnin…
FOTO/ Bebe Rexha lë Shqipërinë: Ndihem e lodhur, por zemra imë është plot
Blerim Destani foto me aktorin me famë botërore, realizojnë së bashku shqiponjën
Ermal Fejzullahu, përveç 100 mijë eurove do të ndërtojë dhe një shtëpi
Humbi 7 të afërm nga tërmeti, e veshur me të zeza Evi Reçi i jep kurajo vetes: Kuptova sa vlerë ka jeta
Lini nje Koment