X

“Më detyroi të pi hashash” aktori i njohur rrëfen për darkën e tmerrshme me Trump-in dhe Melaninë


Aktori Woody Harrelson zbulon se ishte detyruar të pijë marijuanë gjatë një darke me Donald Trump, ku thekson se që në atë kohë ai ka kuptuar se ishte një narcist.

Dy orë e gjysmë fjalim, kishte mbajtur Trump në darkën ku kishte qenë dhe aktori i famshëm.

“Kështu që të gjithë u takuam në ‘Trump Tower’, u ulëm. Melania ishte aty dhe atë kohë ajo nuk ishte zyrtarisht gruaja e tij. Dhe ishte, më lejoni t’ju them, një darkë brutale. Dy orë e gjysmë”.– tha ai.

Aktori ishte stresuar dhe bezdisur kaq shumë në këtë darkë me Presidentin amerikan sa ishte detyruar të të dilte vazhdimisht jashtë për të pirë hashash pasi nuk duronte dot Trump-in.

‘Më erdhi keq, unë u detyrova të dilja jashtë dhe të pija një cigare marijuane para se të kthehesha tek monologu monopol.

Kam ardhur përmes Hollivudit, kështu që kam parë narcistë. Ky djalë ishte përtej kufijve. Më iku truri”, -vazhdon të tregojë aktori , ku vë në dukje se Trump e la krejt pas dore gruan e tij Melaninë, e cila ishte pothuajse e përjashtuar nga biseda me të ftuarit.

“Tani, në një tryezë të ndershme me katër persona, secili person ka të drejtën e 25 përqindshit të bisedës, apo jo?

Unë do të thoja që Melania mori rreth 0,1 përqind. Unë kam marrë rreth 1 përqind. Dhe guvernatori, mori rreth 3 përqind. Trump mori pjesën tjetër,” përfundoi aktori.

More in LIFESTYLE
Alketa Vejsiu tregon projektet për sezonin e ri televiziv, ja ku do ta shohim moderatoren

Sezoni i ri televiziv është shumë afër dhe personazhet e ekranit kanë nisur të prezantojnë projektet e reja. Një nga...

Close