X

Iu kap makina me mbi 400 kg kanabis, arrestohet pas një viti ish-polici


Pas rreth më shumë se një vit kur në makinën e tij u gjetën 421 kg kanabis, policia ka bërë të mundur arrestimin e ish-efektivit të komisariatit nr 2 në Tiranë S. O.,31 vjeç.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të banesës policia i gjeti një armë zjarri pistoletë me shtate fishekë.
Njëkohësisht ndaj këtij shtetasi ka bërë kallëzim edhe bashkëshortja e tij për dhunë fizike dhe psikologjike sistematike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

More in AKTUALITET, LAJME
BBC/ Shqiptari: Shes kokainë sepse anglezët e dashurojnë drogën

Mediat britanike gjithmonë e më shumë po raportojnë për faktin se trafikantët shqiptarë janë kthyer në problem për vendin e...

Close