X

Gjobat ndaj bizneseve/ Rezart Veleshnja ‘shpërthen’ ndaj shtetit: Shoku Edi Rama jeni bërë shumë të shpifur


Aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja, teksa ka qenë me pushime në Spille, ka reaguar ashpër ndaj aksionit të tatimorëve kundrejt biznesit në këtë periudhë të vitit.

Veleshnja shprehet se policia dhe shteti është kthyer në gjobëvënës, por pa maska. Me tej Veleshnja ngre edhe shqetësimin, se mirë që mbledhin para nga bizneset, por këto para pse nuk investohen në rrugë, apo në mirëmbajtjen e zonës.

Nga ana tjetër aktori vë edhe theksin tek propaganda që po bën qeveria, duke shtuar se janë bërë shumë të shpëlarë dhe se populli nuk i beson.

“Ja kam ardhur në Spille, po ça pushimesh mo vlla po nuk ngeli polici pa ardhur, jeni kthyer në gjobvënësa mo, jeni kthyer në banda pa maska, lëreni mo biznesin se e shkatërruat. Ose hajde 6 muaj më para dua këtë, para se të vijë vera, po ça jeni duke bërë mo, i mbytët nuk ngeli biznes pa na treguar hallet.

Po mirë nga rruga që vijnë këto tatimorët, se kanë një rrugë këto nga vijnë kur mbledhin lekët, pse nuk i shtrojnë rrugët këto.

Po spërkatjen për mushkonjat pse nuk e bëjnë, nëse merr diku edhe jep diku. Nuk hamë bukë kot, njerëzit janë të ndërgjeshëm, se kujtojnë se ja fusin qytetarit, mbaron ky shtet për të na mbrojtur ne dhe duhet të themi: “Faleminderit shoku Edi Rama që na mbroni ne!”

Jeni shumë të shpëlarë, e di gjithë populli këtë, jeni shumë të shpifur, kujtoni së bëni propagandë duke thënë që është turp që popullit t’ia fusni. Kujtoni se ngrihet populli dhe e ha! Rregulloni rrugën një herë nga vini, këto gjobëvënësit që vijnë të vjelin taksa, të rregullojnë rrugën një herë.”- shprehet Veleshnja.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, LIFESTYLE
Fraktura në kokë dhe krah, bëhet për spital gardiani i burgut në Fier

Gardiani i burgut të Fierit, Xhevat Manaj është dhunuar nga dy persona ende të paidentifikuar vetëm 20 ditë pasi kishte...

Close