X

FOTO/ Ricky Martin dhe partneri prezantojnë për herë të parë të bijën, ‘çmendet’ rrjeti


Në janar të këtij viti këngëtari i njohur, Ricky Martin dhe partneri i tij Jwan Yosef u bënë prindër të një vajzë. Nëpërmjet një nëne surrogate në jetë erdhi vogëlushja e tyre, Luçia.

Lajmin e bëri të ditur këngëtari nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregonte edhe emocionet e para.

Gjatë kësaj kohe ai ka preferuar që imazhin e së bijës të mos e bëjë publik, megjithatë teksa ndodhen me pushime nuk ka ngurruar ta prezantojë për herë të parë me ndjekësit e tij në Instagram.

Ai ka publikuar një foto ku shfaqet krahas vogëlushes së tij, e cila duket shumë topolake.
“Drita e syve të mi”, shkruan këngëtari krahas fotos.

Luçia nuk është fëmija i vetëm i familjes, pasi këngëtari është edhe baba i binjakëve, Valentino dhe Matteo, të lindur nga një nënë surrogate në 2008-ën.

 

View this post on Instagram

 

La luz de mis ojos #Lucia

A post shared by Ricky (@ricky_martin) on

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Njëra bjonde tjetra brune, kush do e shoqërojë Renato Mekollin në ‘Hell’s Kitchen’

Renato Mekolli është kthyer në një ndër emrat më të njohur në gastronomi dhe kjo jo vetëm në Shqipëri. Emisioni...

Close