X

Reportazhi i RAI 3 për drogën, Vasili: Qeveria “Rama” çirake e mafies


Pas reportazhit të RAI 3 kushtuar mbjelljes së hashashit, duke e nisur nga Lazarati, ka reaguar nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vasili sjell në vëmendje deklaratën e prokurorit të Anti-Mafias Nicola Gratteri se: “Mafia në Shqipëri ka mbështetje dhe mbrojtje nga të gjitha nivelet e qeverisë nga ata më të ulëtat e deri më të lartat”.

Sipas Vasilit, qeveria është çirake e mafies.

Postimi i Petrit Vasilit:

Mafian e mbeshtet qeveria,ky eshte shkaterrimi i Shqiperise te tjerat jane asgjë E gjithe qeveria Edi Rames ne cdo nivel mbeshtet dhe eshte kthyer ne nje çirake te Mafies.
Ky eshte fundi i Shqiperise dhe kjo eshte tragjedia me e madhe dhe kjo eshte nje zhbërje e vertete kombetare.

Prokurori i AntiMafias Nicola Gratteri i ve vulen lexojeni

“Në Shqipëri ata janë të paprekshëm.

Bëhen të pasur, bëjnë krime.

Mafia në Shqipëri ka mbështettje dhe mbrojtje nga të gjitha nivelet e qeverisë nga ata më të ulëtat e deri më të lartat”,

është shprehur publikisht Gratteri për emisionin Narcotica’ ne RAI 3.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Përfshihet nga flakët një lokal në Tepelenë, policia: I qëllimshëm

Një zjarr i madh ka përfshirë një lokal në fshatin Hormovë në Tepelenë. Mësohet se zjarri ka rënë gjatë natës...

Close