

Konsecioni i rrugës së florinjtë Milot – Balldren, ku kosto ka arritur shirën e çmendur të 15 milionë eurove për km2, ka përdorur një truk për të shpëtuar nga burgu të gjithë zyrtarët që kanë shkelur hapur ligjin në këtë projekt aq shumë të përfolur.
Ky truk është fshehja e përgjegjësisë pas parlamentit dhe votës së deputetëve, të cilët e kanë miratuar atë që opozita vazhdon që ta konsiderojë si vjedhje gjigande. Kjo është ajo që kuptohet po të lexohet me vëmendje argumentimi që Presidenti i Republikës i ka bërë kthimit pas të këtij ligji për koncesionin e vetëm 17 km rrugë.
Dhe për këtë Presidenca jep prova me fakte dhe me dokumenta. Pikërisht në datën 27 mars 2019 kompania “ANK” që do të përfitojë 217 milionë euro, ka nënshkruar një kontratë me shtetin shqiptar për të përfunduar këtë segment rrugor. Po të njëjtën ditë, Ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i ka propozuar qeverisë të ndryshojë vendimin e vitit 2014 dhe të vendosë që koncesioni/PPP të miratohet nga parlamenti.
Ndryshimi në VKM-në e re është formuluar kështu: “Kontrata e koncesionit/PPP do të hyjë në fuqi pas miratimit me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë.” Pra me këtë ‘hile” janë mbrojtur automatikisht që nga specialisti i thjeshtë, autoriteti i rrugëve, autoriteti kontraktor, ministrja dhe vetë qeveria duke ia deleguar përgjegjësinë parlamentit.
Po pse i duhej Ramës dhe Ballukut kjo mburojë që të pamundësonte në të ardhmen prangat mbi duart e tyre?
Përgjigjja gjendet sërish në argumentimin e presidencës. Pas në këtë proces janë bërë një varg skandaloz shkeljesh.
Në fillim shifra për ndërtimin e Milot – Balldre (dalë nga studimi i fisibilitetit) është publikuar 161,500,000 Euro pa TVSH në mënyrë që të dekurajoheshin investitorë të tjerë të mundëshëm. Vetëm më pas ajo shkoi në 217,318,500 euro, plus TVSH. Sikur kjo të mos mjaftonte në mënyrë të paligjshme, megjithëse askund nuk parashikohet negocimi i ofertave të konkurentëve, kompanisë ANK i janë dhuruar edhe 4 milionë euro.
I gjithë ky projekt është miratuar pa pasur një studim të mirëfillte nëse është me e leverdishme për buxhetin e shtetit dhënia e kontratës me koncesion/PPP kundrejt dhënies së saj me prokurim publik.
Duke u nisur nga këto shkelje Presidenti Meta ka arritur në përfundimin se “Qëllimi i miratimit me ligj të kësaj kontrate është vetëm mbulimi i paligjshmërisë së bërë nga autoriteti kontraktor dhe qeveria shqiptare, me qëllim mos evidentimin e përgjegjësisë në këtë proces dhe mbulimin e çdo paligjshmërie nëpërmjet ligjit”.
Në fakt, kjo është vetëm një mënyrë eufemike për të thënë se për ti shpëtuar nesër burgut she shkeljeve në këtë aferë, Rama dhe Balluku ia kanë kaluar përgjegjësinë deputetëve, për të qenë të mbrotur ligjërisht nga vota e tyre.
Lapsi.al
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Edhe në Itali/ Tre lëkundje tërmeti godasin Aquilas brenda 30 minutave
Sot është dita e Rinisë, por kjo e sotmja nuk është Shqipëria e Rinisë!!
Ambasada Amerikane në Prishtinë: Retorika nxitëse për ngjarjet e vitit 1999, e papranueshme
Humbi kontaktet me familjen, gjendet në Shqipëri 14-vjeçarja e zhdukur në Greqi
Pjesë e mafies së drejtuar nga vëllai i tij, kush është shqiptari i arrestuar edhe për trafik droge. Si ia “nxinë” jetën biznesmenit italian derisa…
Kokainë, kanabis, ekstazi dhe armë, “Shqiponjat” i ngrenë pritë grupit kriminal në urën e vjetër të Bunës
Lejuan kamionët plot mallra kontrabandë, arrestohet doganieri dhe 3 policët kufitarë në Korçë
Tragjike, gjendet i pajetë një 28 vjeçar në një kanal në Shkodër
Lini nje Koment