X

Mamica Spiropali sulmon egërsisht Metën, qenin e tij, tifozët skocezë, tërmetet dhe Çim Pekën

Elisa Spiropali, e mbiquajtur nga Edi Rama, Mamica, ka shpërthyer sot me një status të ashpër kundër Ilir Metës, ose “Baba Xhikes”, siç i thotë ajo, duke imituar vetë zotni kryeministrin.

Nuk dihet saktësisht, përse Edi Rama dhe siç ndodh gjithmonë pas tij edhe Elisa Spiropali, e kanë ndryshuar nofkën e Ilir Metës, nga “Baba Likja” në “Baba Xhikja”.

-Qeni i kthyer në manar në krahët e tij, tifozët skocezë të kthyer në elektorat në sytë e tij, tërmeti apokaliptik i kthyer në qëndrim zyrtar me vulën e tij dhe ngjitja majë maleve e projektuar si karshillëk kreshnikësh ndaj botës mbarë, në mendjen e tij, flasin qartë që presidenti na ka lënë, – shkruan Spiropali.

Sipas Spiropalit, pasazhi i lartpërmendur, përbën të gjitha provat se Ilir Meta, ka ikur, na ka lënë, ose përndryshe është çmendur.

Përfytyroni se çdo të thoshte më tej Mamica jonë e dashur për Metën, sikur ai të vishte çitjanet e Edi Ramës dhe të bënte çerekun e çmendurive të tij të përditshme.

E udhëhequr nga parimi, se kë shan dhe përqesh Skënderbeu ynë, duhet ta shajë dhe përqeshë edhe ajo, sulmit të Mamicës nuk i ka shpëtuar as Çim Peka (Qimi.net siç thotë Edi Rama). Spiropali i ka vendosur Çim Pekës, emrin e kronikanit të famshëm otoman, Evliya Çelebi.

Statusi i Mamicës, i ka përlqyer aq shumë Skënderbeut, sa e ka shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale, me një emoji shumë të eksituar.

PS. Për të qenë më të qartë rreth diagnozës psiqike që i bën Ilir Metës, Mamica Spiropali, lexojeni statusin e saj.

Statusi i Spiropalit: 

Nga lartësia e maleve ku thotë se po ngjitet me Çelebiun e tij, Baba Xhikja lëshoi dje një tjetër krisëm nga dyfeku presidencial.

Me një fjalor të katandisur si mos më keq ai qëlloi mbi shumicën dhe opozitën parlamentare, ai na rikujtoi se nuk kemi më President, po në vend të Presidentit na ka mbetur një karikaturë e vetë Ilir Metës.

Për kthimin në Parlament të ndryshimeve në Kodin Penal nuk habitemi.

Nuk kemi si presim ndjeshmëri nga Baba Xhikja për hurin në stadiume, sigurinë ushqimore, bllokimin e akseve rrugore e të veprave, vjedhjen e pronësisë intelektuale, dëmtimin e zonave të mbrojtura, për mjekët, policët apo zyrtarët e goditur për shkak në detyrës.

Kur votojmë shtrëngimin e litarit të ligjit kundër dhunës në sport apo dhunuesve në tërësi, nuk kemi ç’presim tjetër nga Baba Xhikja i zjarrit të kërcënimeve ndaj zgjedhjeve, i dekreteve molotov për destabilizimin e vendit, i fjalimeve halucinante kundër ambasadës amerikane dhe delegacionit të BE-së në Shqipëri.

Qeni i kthyer në manar në krahët e tij, tifozët skocezë të kthyer në elektorat në sytë e tij, tërmeti apokaliptik i kthyer në qëndrim zyrtar me vulën e tij dhe ngjitja majë maleve e projektuar si karshillëk kreshnikësh ndaj botës mbarë, në mendjen e tij, flasin qartë që presidenti na ka lënë.

Ka mbetur vetëm hija dhe vula e Baba Xhikes në presidencë, prej ku çeta e tij e mbledhur grusht nën dritën e hënës, pret tërmetin dhe urdhërat nga mali për të shkrepur dyfekun.

/TPZ.al/ Tej e këtej/

More in TEJ E KETEJ
Avokati i ndritur, vetë pyet, vetë përgjigjet: Ç’do të ndodhë me Shqipërinë dhe kushtin e amerikanëve…

Me gjithë të nxehtin e madh afrikan, me gjithë zhegun e madh të muajit Gusht, ku gjithë popullata është lëshuar...

Close