X

Letra e mesfushorit Di Maria ‘trondit’ rrjetin: Askush s’di asgjë nga futbolli


Mesfushori argjentinas me tipare sulmuese, Angel Di Maria ka shkruar një letër për futbollin. Mesfushori ia dedikon letrën të gjithë atyre që thonë se dinë shumë nga futbolli dhe që e marrin atë si diçka të thjeshtë.

Di Maria ka prekur të gjithë teksa tregon se sa e vështirë është të jesh futbollist dhe se sa shumë punë duhet për të arritur majat.

“Çfarë na jep forcë çdo sezon të nisim kampionatin? “ Më pëlqen të fle të dielave”, kështu thonë të gjithë.

“ Futbolli pesë kundër pesë është më i mirë”, të thonë shokët. E dashura jote të thotë: “ Ne nuk jemi kurrë bashkë”.

“ Mendo për studimet dhe punën”, të thonë të afërmit e tu. Ti mendon dhe qesh. Ku e dinë ato se çfarë do të thotë futbolli për ty?

Çfarë dinë ato për tensionin dhe nervat të cilat nuk të lejojnë të vesh gjumë në sy para ndeshjeve? Çfarë dinë ato për ndeshjet ku ke luajtur i dëmtuar?

Çfarë dinë ato, kur t’i shënon një gol dhe shokët të përqafojnë të dëshpëruar?

Çfarë dinë ato për të gjitha herët kur ke vrapuar për të kapur autobusin, për të mos mbërritur me vonesë në stadium?

Çfarë dinë ato për ankthin kur je në stërvitje me trajnerin? Çfarë dinë ato si ndihesh kur je në përgatitje dhe shokët e tu janë me pushime duke bërë qejf? Çfarë dinë ato se çdo të thotë të takosh përditë njerëz të cilët shënojnë jetën tënde, shokët e tu, të të qeshurave të lotëve?

Çfarë dinë ato për të gjithë shiun gjatë stërvitjeve? Baltë, gurë, bar. Dhjetë njerëz me ty dhe njëmbëdhjetë në krahun tjetër, një top dhe një vërshëllimë.

Kjo është jeta jonë, po çfarë dinë ata? Shumë njerëz thonë se futbolli nuk ka lidhje me jetën. Nuk di shumë për jetën. Por nga futbolli… Askush nuk di Asgjë!”.- shprehet Di Maria duke i prekur të gjithë me këtë letër për futbollin.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Lefter Maliqi: Demokracia në rrezik, Rama nuk njeh as ligj, as kushtetutë

Deputeti Lefter Maliqi në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale bën thirrje që populli të ngrihet në protestë dhe...

Close