X

Gazetari tregon ballafaqimin e Haradinajt me Millosheviçin në Hagë, çfarë i tha ish-kryeministri


Gazetari Ilir Kadia ka treguar momentin e ballafaqimit të Millosheviçit dhe Ramush Haradinajt në Hagë.

Ai shkruan se Haradinaj i ka dhënë Milosheviçit:” Ej,Sllobo!Nji me kta t’ kam mujt”. Sipas tij të dy ishte të shoqëruar nga ushtarë të tij.

Këtë histori Kadias ia ka treguar Rexhep Selimit , një nga ushtarët e UÇK-së.

Postimi:

Ramushi dhe Milosheviçi në Hagë!

Në korridoret e Gjykatores të Hagës Milosheviçi, me dy gjeneralë shoqëruar, përballë Ramushit,edhe ai me dy bashkëluftëtarë në krah. Gjenaralët e Milosheviçit kapërdisur e ngrefosur si ai!Thua ishin para kamerave në paradë! Këta tanët me supe të rënë të dy,lodhur e mpakur!

Milosheviçi po i qesendiste me sy kur Ramushi i thotë:

-Ej,Sllobo!Nji me kta t’ kam mujt!

Rexhep Selimit deputetit të Kosovës që tregoi historinë në breg të detit në Jalë, veshur me rroba banjo, i thashe të mos ma kish thënë nëse nuk ish e vertetë por Mentor Beqja tha se Rexhepi kish qënë një nga luftëtarët e zbuluesit e mëdhenj të UÇK-së dhe nuk bënte shaka me kësi gjërash.

More in BALLKAN, LAJME
“Gangsterët e drogës”/ ‘The Sun’: Shqiptarët kontrollojnë tregun e kokainës

Një në dhjetë të burgosur të huaj janë shqiptarë në Britaninë e Madhe. Kështu shkruan gazeta ‘The Sun’, e cila...

Close