X

FOTO/ Doli për vrap, zhduket një tjetër shkencëtare në Greqi


Zhduket një tjetër shkencëtare në një ishull grek. Shkencëtarja britanike Dr. Natalie Christopher është zhdukur në mënyrë misterioze ndërsa po vraponte në një ishull grek.

34-vjeçarja humbi gjurmët në Ikaria, ndërsa mungesën e saj e ndjeu fillimisht partneri, i cili ngriti alarmin për zhdukjen e saj.

Dr. Christopher, nga Londra, mbërriti në ishull të shtunën për një pushim të shkurtër para se të nisej të hënën për në Qipro.

Kur partneri i saj u zgjua nuk e pa atë në dhomë, ndërsa e kishte telefonuar dhe 34-vjeçarja i kishte thënë se do të dilte për vrap. Por më vonë ai nuk mundi të lidhej më me të, kështu që tre orë më vonë ai thirri policinë.]

I dashuri i tha Protothema News se Christopher i kishte thënë se po vraponte në një kodër në një pjesë shkëmbore të ishullit dhe i premtoi që do të tregohej i kujdesshme. Por kur ajo nuk ishte kthyer deri në orën 11 të mëngjesit, ai u shqetësua dhe informoi pronarin e pronës që kishin marrë me qira çifti, i cili më pas e thirri policinë.

Christopher është një astrofizikane e njohur, që kryen hulumtime në Universitetin Evropian Qipro në grupin e Astrofizikës dhe Performancës së Lartë.

Së fundmi ajo jetonte në Qipro. Zhdukja e Christopher vjen një muaj pas ngjarjes së rëndë, kur shkencëtarja amerikane Suzanne Eaton u përdhunua dhe më pas u vra në Kretë.

Krimi u krye nga një burrë vendas dhe sulmi seksual ishte motivi i ngjarjes. Dr. Eaton u gjet e vdekur në fund të një shpelle e cila u përdor nga nazistët për të ruajtur armë gjatë Luftës së Dytë Botërore pranë Cania në ishullin e Kretës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Gazetari tregon ballafaqimin e Haradinajt me Millosheviçin në Hagë, çfarë i tha ish-kryeministri

Gazetari Ilir Kadia ka treguar momentin e ballafaqimit të Millosheviçit dhe Ramush Haradinajt në Hagë. Ai shkruan se Haradinaj i...

Close