X

Presidentja kroate “tërbon” serbët: Nuk mora dot pushkën t’i qëlloja!


Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ka tërbuar serbët, pas një deklarate bombastike, që ka ngjallur reagime të shumta.

Duke folur për luftën mes Kroacisë dhe Serbisë, Kitaroviç ka thënë se i vjen keq që nuk i ka qëlluar serbët.

E përditshmja serbe “Informer” në kopertinën e sotme ka vendosur një fotografi të presidentes me uniformë ushtarake, ndërsa hapet me citimin e saj: “Më vjen keq që nuk kam qëlluar serbët”.

Kitaroviç madje thotë që është ndjerë e penduar që nuk mori një pushkë dhe nuk ju bashkuar luftës kundër serbëve gjata operacionit ‘Olluja’ apo siç njihet ndryshe ‘Stuhia’.

Kujtojmë se presidentja kroate është bërë qendër e vëmendjes edhe nga mediat botërore për shkak të vendimeve të saj, pamjes, gjesteve dhe shumë gjërave që karakterizojnë atë si Presidente femër.

More in BALLKAN, LAJME
Fitimet marramendëse të koncensionarëve në shëndetësi, ish deputeti nxjerr shifrat

Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu, duke nxjerrë shifrat se sa sipas tij fitojnë kompanitë koncensionare që japin shërbimet në sistemin...

Close