X

Kujdes nga i nxehti afrikan! Po afrojnë temperatura deri në 42°C


Nga dita e mërkurë, rajoni pritet të përfshihet nga i nxehti afrikan me temperatura tejet të larta.

Meteorologët kanë njoftuar se gjatë kësaj jave një valë e të nxehtit nga Afrika veriore do të shtrihet mbi Mesdhe dhe rajonin tonë, ndërkohë fusha të presionit të lartë që do të formohen mbi rajonin e Mesdheut, do të kushtëzojnë mot stabil, të nxehtë, me kthjellime dhe me intervale të gjata me diell.

Periudha e të nxehtit do të jetë gjatë 5 deri 10 ditët e ardhshme.

Në pjesën qendrore dhe juglindore të vendit, temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë. Në fundjavë e deri gjatë javës së ardhshme sidomos në këto zona qendrore dhe juglindore, temperatura do të ngjitet mbi 42 gradë celsius.

Moti do të jetë stabil, i thatë dhe me diell, me përjashtim do të jetë dita e premte kur nuk përjashtohen kushtet për reshje të shiut.

More in AKTUALITET, LAJME
Policia Rrugore në Tiranë “masakër” ndaj shoferëve, 17 të arrestuar dhe 3200 të gjobitur

Policia e Rrugore e Tiranës ka publikuar sot bilancin e punës së javës që lamë pas, duke treguar dhe numrin...

Close