X

Daçiç: Nëse hiqet taksa, Bolton viziton rajonin në fund të gushtit


“Nëse hiqet taksa, këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton mund ta vizitojë rajonin në fund të gushtit”.

Kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Sipas Daçiç, vizita e zyrtarit amerikan do të ishte një lëvizje pozitive për zhvillimet në Ballkan edhe nëse Prishtina heq taksën ndaj mallrave serbe.

Daçiç thotë se gjatë vizitës së fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur rastin që të takohet me John Bolton, me të cilin thotë se ka biseduar edhe për çështjen e Kosovës.

Por bazuar në situatën aktuale politike në Kosovë, ku shteti është duke u qeverisur nga një qeveri në dorëheqje në krye me Ramush Haradinajn, heqja e taksës deri në formimin e një qeveri të re është e pamundur.

More in BALLKAN, LAJME
Kujdes nga i nxehti afrikan! Po afrojnë temperatura deri në 42°C

Nga dita e mërkurë, rajoni pritet të përfshihet nga i nxehti afrikan me temperatura tejet të larta. Meteorologët kanë njoftuar...

Close