X

CHAMPIONS/ PAOK-u i tregon “dhëmbët” Ajaksin, Karabaku “leksion” APOEL-it të Tramexanit (VIDEO)



U luajtën ditën e sotme, përballjet e para të vlefshme për turin e tretë eliminator të Ligës së Kampionëve.

Holandezët e Ajaksit nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 ndaj PAOK-ut në takimin e zhvilluar në Selanik. Trajneri Ferreira nuk grumbulloi për këtë përballje 2 futbollistët shqiptarë Enea Mihaj dhe Ergys Kaçe duke i lënë jashtë.

Grekët e mbyllën pjesë e parë në avantazh 2-1, ndërkohë që Huntelar barazoi shifrat në të dytën. Sfida e kthimit do të zhvillohet pas 1 jave në stadiumin “Johan Krujf”.

Ndërkohë në përballjen tjetër, rivali i Partizanit në Champions, Karabak, mposhti me rezultatin 1-2 qipriotë e APOEL Nikosias që drejtohen nga Paolo Tramexani. Me këtë triumf skuadra azerbajxhanase ka hedhur një hap drejt fazës play-off, teksa do të kërkojë një biletë në grupet e Champions-it.

APOEL-Karabak 1-2
Merkis 90′ /  Emreli 54′,  Gueje 70′
PAOK-Ajaks 2-2
Akpom 32′ Matos  39′ /  Ziajeh 10′  Huntelar 57′

More in SPORT
PSG i ofron Juventusit Neymar, por braziliani e refuzon bashkë me Realin

PSG kërkon një blerës për Nejmar dhe po ua afron klubeve të cilat kanë potencialin ekonomik për të blerë apo...

Close