X

Dekreti i Presidentit për 13 tetorin, PD: KQZ duhet të organizojë zgjedhjet


“I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor”. Kjo është deklarata e Partisë Demokratike, lidhur me dekretin e Presidentit Ilir Meta, për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në 13 Tetor.

PD deklaron se KQZ duhet të përgatisë infrastrukturën për këto zgjedhje, duke dhënë sinjalet e para se kjo parti mund të marrë pjesë në to.

DEKLARATA E PD

I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.

Me moszbatimin e  Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër.

PD paralajmëron shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

More in KRYESORE, LAJME
Zbardhet dinamika e atentatit në Vlorë, autorët “u tradhtuan” nga kamerat e sigurisë

Detaje të reja janë zbuluar sot në lidhje me atentatin që tronditi qytetin e Vlorës ditën e djeshme. Sipas burimeve...

Close