X

‘Jam optimist’/ Propozohen dy data për zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni


Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski thotë se partia e tij i pret me padurim zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ai ka shpalosur se VMRO-DPMNE ka ofruar dy data për zgjedhjet e parakohshme: fillimi i muajit prill 2020, duke respektuar festat e pashkëve, si dhe fundin e majit, duke pasur parasysh muajin e Ramazanit.

Mickoski theksoi se grupet e punës po vazhdojnë bisedimet për gjetjen e një zgjidhje për Ligjin e prokurorisë publike, që do të përcaktojë të ardhmen e Prokurorisë Speciale.

Lideri i VMRO-DPMNE tha se është optimist se do të arrihet marrëveshje. “Unë jam optimist se pushteti do të pranojë propozimin e VMRO-DPMNE”, theksoi Mickoski duke shtuar se bisedimet po zhvillohen edhe për regjistrimin e popullsisë dhe kodin zgjedhor.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN
Ndahet nga jeta gazetarja dhe poetja shqiptare

Ka ndërruar jetë ditën e sotme gazetarja dhe poetja e njohur nga Kosova,  Burbuqe Rushiti. Burbuqja ka punuar disa vjet...

Close