X

Masakër në SHBA, breshëri plumbash në qendrën tregtare, shumë të vrarë



Një masakër ka ndodhur në shtetin e Teksas në SHBA. Raportohet se në një qendër tregtare në qytetin e El Pasos, një agresor ka hapur zjarr duke vrarë dhe plagosur shumë persona. Ende nuk raportohet numri i saktë i personave të vrarë, por disa media amerikane, raportojnë se 19 persona kanë vdekur.

CNN raporton se 11 persona të tjerë janë duke u trajtuar në spital.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur fillimisht në një dyqan Walmart dhe agresori më pas është zhvendosur në një qendër tregtare, e cila ndodhej pranë dyqanit.

Në komente për rrjetin CNN, kryetari i bashkisë së El Pasos tha se janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Trump ka reaguar në rrjetet sociale, duke shprehur përkrahjen për autoritetet.

“Të shtëna të tmerrshme në El Paso, Teksas. Raportimet janë shumë të këqija, shumë të vrarë. Duke punuar me autoritetet lokale dhe shtetërore dhe autoritetet e zbatimit të ligjit. Kam biseduar me Guvernatorin, për t’i shprehur mbështetjen absolute të qeverisë federale. Zoti qoftë me të gjithë ju!”, shkruan Trump.


I dyshuari si autor i sulmit në Teksas, është identifikuar si 21 veçari Patrick Crusius. CNN citon tre burime të cilët shprehen, se Crusius ka bërë një postim në rrjetet sociale ditën e djshme, i cili mund të lidhet me motivin përse e kreu këtë masakër.

Raportohet se Crusius është një nacionalist i bardhë. Racizmi dhe nacionalizmi, mund të jenë motivet, që e kanë shtyrë drejt kësaj masakre.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

Identifikohet autori i sulmit në Teksas, 21 vjeçari Patrick Crusius, një supremacist i bardhë

More in BOTA, KRYESORE, LAJME
Tërmeti i dytë brenda ditës, panik i madh në Greqi

Greqia vijon të jetë nën “ethet” e tërmeteve të njëpasnjëshëm. Lëkundjet e radhës janë regjistruar rreth një orë më parë...

Close