X

TEATRI/ Meta publikoi qëndrimin e Ramës në vitin 2000, Vasili: Kush e mori në qafë, pse u bë kaq gënjeshtar?


Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka ironizuar me deklaratat e bëra para disa vitesh nga Edi Rama, sot kryeministër i vendit, të cilat i solli në kujtesë kreu i shtetit Ilir Meta këtë mëngjes.

Meta, postoi sot në “Facebook” një video, të vitit 2000, kur Rama ishte ministër Kulture në qeverinë që drejtonte Meta.

“Na kishte marrë malli për këtë Edi Ramën objektiv, që nuk gënjen fare që thotë të vërtetat siç janë”, thotë ndër të tjera Vasili.

Postimi i Petrit Vasilit:

Na kishte marre malli per kete Edi Ramen objektiv,qe nuk genjen fare qe thote te vertetat sic jane.

Nuk e marr vesh pse u be me pas kaq genjeshtar i madh ky Edi Rama.

Kush e prishi kete njeri xhanem?

Kush e mori ne qafe?

Kush e meson qe te futet ne erresire?

Pse e shperdorojne naivitetin e tij saqe e bejne te duket edhe si tuaf edhe si matuf?

Ishalla vazhdon kjo koherenca dhe transparenca, qe te rrojme e ta kujtojme te mirin Edi Rama qe e telendisi per dreq shoqeria e keqe!!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ish-zyrtarit i sekuestrohen 1,5 milionë euro. Tentoi t’i transferonte jashtë, ja çfarë dyshohet

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion për goditjen e krimit ekonomik e financiar, duke sekuestruar 1,5 milionë euro...

Close