X

VIDEO/ Djali i Salvinit zbavitje me motoskafin e policisë


Zëvendëskryeministri italian, Mateo Salvini, nuk arrin t’i shpëtojë polemikave edhe në periudhën e pushimeve.

Shkak këtë radhë është bërë djali i tij.

E përditshmja, La Republika, publikoi të martën një video të dy familjarëve duke kaluar pushimet në plazhin e “Milano Maritima”, dhe djalin e ministrit të Brendshëm duke u zbavitur me një motor deti që i përkiste policisë lokale.

Organet e rendit të qytetit verior të Ravenës kanë nisur verifikimet për përdorim të parregullt të mjetit.

Salvini u deklarua pas publikimit të videos se përgjegjësinë e mbante ai vetë edhe si baba, dhe se policia që rrezikon jetën çdo ditë për sigurinë e vendit nuk duhet fajësuar.

Kundërshtarët politikë gjithashtu e komentuan ashpër incidentin.

Partia Demokratike përmes kreut të grupit parlamentar, Emanuele Fiano, shtoi se mjetet e policisë shërbejnë për të ruajtur sigurinë tonë, dhe jo për të zbavitur me turne familjen e Salvinit.

Një tjetër demokrate shprehu solidaritet me policinë, duke e akuzuar Salvinin se e trajton atë si lodër.

Ndërkohë ministri i Drejtësisë, Alfonso Bonafede, tentoi të martën ta minimizojë ngjarjen.

Sipas tij gazetarët kryen punën e tyre, dhe vetë efektivët e pranishëm janë vënë në vështirësi, por fakti që djali i Salvinit bën xhiro në det me motorin e Policisë nuk ka për t’ua prishur gjumin italianëve.

More in Magazine
VIDEO/ Nuk mbajti dot frenat për shkak të takave të larta, ish e dashura e futbollistit të njohur bën aksidentit fatal

Ish e dashura e futbollistit brazilian Neymarit është përfshirë në një aksident ku si pasojë ka shkatërruar super mjetin luksoz...

Close