X

Pamje nga vila e re madhështore e Ronaldos në Spanjë (fotot)


Sulmuesi portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, do të bëhet fqinj i yllit të famshëm të UFC-së, Conor McGregor, pasi që ai e ka blerë një vilë për 1 milion euro, në Marbella të Spanjës.

Cristiano Ronaldo, i cili paguhet 31 milionë euro në vit, e ka blerë së fundi një vilë luksoze me katër dhoma në Marbella, duke e shtuar edhe më shumë numrin e shtëpive të tij.

Ronaldo, 34-vjeçar, nënshkroi kontratë të përjetshme 800 milionëshe me Nike në vitin 2016, është i njohur për shpenzimet e tij të mëdha.

Së fundi, ai u interesua për vilat tejet moderne në zonën e re të Marbella në Spanjës, të quajtur “The Heights”.

Shtëpia e futbollistit nuk do të jetë menjëherë përballë shtëpisë së luftëtarit irlandez, mirëpo ata do të jenë vetëm disa metra larg njëri-tjetrit, në lagjen e cila është mbushur me shtëpi të yjeve të sportit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine, SPORT
Studimi/ Më shumë njerëz do të vuajnë nga kanceri, ja shkaku

Studimi më i fundit thonë se një në gjashtë gra dhe një në pesë burra do të vuajnë nga kanceri....

Close