X

Maks Velo rrëfen ndarjen me Edi Ramën: Nuk dëgjon askënd, vetëm të përdor


Arkitekti Maks Velo ka folur për herë të parë për arsyet e largimit si këshilltar i kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë për Ora News ai thotë se kryeministri nuk dëgjon më asnjë këshilltar. Velo thotë se vendosi të largohej nga Rama sepse kishte parë që ai e përdorte, ndërsa thekson se kishte kuptuar se çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet.

“Pashë që ai të përdor. Ai do të thuash atë që do ai. Unë këtë e kuptova dhe çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet.

Rasti i Teatrit është gjëja me katastrofike. Nuk është larg shtatori dhe do shohësh se çfarë katastrofe është “Qemal Stafa” që është e pariparueshme. Të marrësh një stadium ta bësh qendër tregtare, hoteliere, me një stadium të vogël ku kjo pjesa vjen 80% të investimit dhe ky të ishte stadiumi kombëtar i joni dhe të eliminosh pistën olimpike. Nuk kemi një pistë olimpike sepse e zhduku Rama.

Si është e mundur që ky njeri sportist zhduk pistën e atletikës për ta bërë dyqane. U mbush me dyqane. Po pse i bëjnë? Vjedhin ajrin. Ne jemi gati të vjedhim çdo gjë. Edhe ajrin”, – është shprehur Maks Velo.

Ai foli edhe për Teatrin Kombëtar duke u shprehur se katastrofa në Shqipëri erdhi nga ligjet e BE për autonominë vendore.

“E gjithë kjo katastrofë tek ne erdhi nga ligjet e BE për autonominë vendore.

Vërtet në Francë, Parisi, Tuluzi, një fshat kanë autonomi vendore, që do të thotë secili vendos vetë.

Pra një kryebashkiak vendos vetë, por tek ne nuk është e njëjta gjë. Këtu janë të tërë hajdutë. Në Voskopojë nuk e ka bërë turku, që të bësh dy godina dhe të marrësh para nga Banka Botërore për të harxhuar, për të vjedhur”, – u shpreh Velo i cili ka qenë për shumë kohë këshilltar i kryeministrit Edi Rama.

More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
DETAJE/ “Burgjet, thertore për shqiptarët”/ Mediat greke mohojnë vrasjen e 52-vjeçarit nga gardianët: U mbyt me litar

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e 52-vjeçarit shqiptar Gani Hila në burgun e Lefsinës në...

Close