X

Kujdes edhe sot, deti do të jetë me dallgë, ja parashikimi i motit


Edhe sot deti do të jetë më dallgë dhe i rrezikshëm për ata që zgjedhin të notojnë.

Prandaj thirrja më e mirë është që të mos futeni në det sot, ndërsa nga nesër moti do të jetë me diell dhe temperatura të larta.

Parashikimi

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik me qëndër kryesore në detin e Zi e cila do të vazhdojë të ruajë paqëndrueshmërinë e motit në vendin tonë dhe Kosovë.

Moti do të jetë me kthjellime përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë prani të vranësirave ku nuk do të mungojnë rreshje shiu të izolura.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdetein e Adriatikut. Valëzimi i forcës 4-5 balle me lartësi vale 1.5–2,0 metër në det të hapur. Temperatruat do të pësojne rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 15/30°C
Zonat e ulëta 18/33°C

Zonat bregdetare 20/31°C

More in Magazine
Amerika, vendi i milionerëve

Nga një popullsi prej 323 milionë banorësh që ka vendi, pothuajse 12 milionë zotërojnë të paktën nga 1 milion dollarë....

Close