X

Konstituimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës, shkarkohet Aldrin Dalipi. Ja kush e pason (EMRI)

Ndërkohë që ka nisur pak minuta më parë konstituimi i Këshillit Bashkiak për Tiranën, burime bëjnë me dije se është shkarkuar nga detyra kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi.

Në vend të tij për këtë pozicion është emëruar ish-zëvendës ministri i Drejtësisë Toni Gogu.

Pas marrjes së vendimit për largimin e tij, vetë Dalipi ka lexuar letrën për pasardhësin, duke i liruar këtij të fundit vendin.

Po ashtu, ditën e sotme pritet të betohet për mandatin e dytë në krye të Tiranës Erion Veliaj.

Kujtojmë se Gogu është edhe pastori që celebroi në martesë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj me Ajola Xoxën.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
A i duhet besuar Albin Kurtit?

“A duhet t’i besojmë Albin Kurtit”, tash e një kohë kjo është pyetja që më bëhet më së shpeshti prej...

Close