X

“I kërkova të ndaheshim, por ai më përdhunoi me një mik”, 26-vjeçarja greke rrëfen makthin me dy shqiptarët, pas përfundimit të lidhjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, me protagonistë dy të rinj shqiptarë.

Të rinjtë përktësisht 26 dhe 28 vjeç, kanë kryer akte të turpshme ndaj një 26-vjeçare kundrejt dëshirës së saj.

Sipas televizionit ANT1, vajza mbante një lidhje me 28-vjeçarin, i cili punon dhe jeton në ishull për vite me rradhë. Disa ditë më parë, ajo ka kërkuar shkeputjen e marrëdhënies me të, siç pretendon 26-vjeçarja, të dielën në mbrëmje, ish-partneri bashkë me një tjetër e dhunuan brenda shtëpisë së saj.

“Unë kërkova të ndaheshim dhe ata më kapën me zor dhe kryen akte të turpshme ndaj meje”, mësohet të ketë thënë e reja greke.

Vajza kishte fryrje në qafë dhe trup, ndërsa dy të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Naxos të hënën pasdite.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Nairobi, aktorja e “La Casa de Papel”: Do të doja të quhesha Tirana (VIDEO)

“La Casa De Papel” është një nga serialet më të ndjekur në “Netflix” dhe vetëm pak javë më parë u...

Close