X

Arrestohet në Angli i shumëkërkuari Gentian Doda, futi në burg gjqytarin Shkëlqim Miri

Gentian Doda, 40-vjeçari që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ka rënë në prangat e Policisë në Londër dha tashmë kanë vijuar prodecurat për ekstradimin e tij. Doda njihet në botën e krimit, si njeriu që futi në burg gjyqtarin Shkëlqim Miri.

Në atë kohë është raportuar se Doda i shpëtoi dënimir me 20 vite burg për vrasje, duke korruptuar gjyqtarin. Lajmi për prangosjen e të shumëkërkuarit, konfirmohet nga burime policiore të cilat bëjnë me dije se prej 3 muajsh janë duke u kryer procedurat për ekstradimin e tij në drejtim të Shqipërisë, për t’u përballur me akuzat.

Tashmë çështja e tij është në Gjykatën e Lartë, e cila do të vendosë nëse do ta rikthejë sërish në burg Gentian Dodën, për vrasjen e dyfishtë të kryer në qytetin e Burrelit në 1997. Por Doda ka një tjetër hesap të pambyllur me Krimet e Rënda, ku po gjykohet për akuzën e korrupsionit. Ai dyshohet se pagoi ryshfet shumën prej 20 mijë eurosh gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri, i cili i lehtësoi akuzën e në këtë mënyrë, Doda rifitoi lirinë.

Hetimet e nisura në 2017, nxorën në dritë faktin se gjyqtari Shkëlqim Miri kishte marrë ryshfet, për të vendosur në favor të Dodës, i cili u shpall fajtor për akuzën e plagosjes dhe dënimi iu reduktua ndjeshëm. Pas verdiktit të Apelit, Gentian Doda rifitoi lirinë. Ai mundi të arratisej jashtë vendit, ndërsa në Shqipëri u arrestua gjyqtari dhe të afërm e miq të të dënuarit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“I kërkova të ndaheshim, por ai më përdhunoi me një mik”, 26-vjeçarja greke rrëfen makthin me dy shqiptarët, pas përfundimit të lidhjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, me protagonistë dy të rinj shqiptarë. Të rinjtë përktësisht 26 dhe 28...

Close