X

Ringjallet Teatri! Monodrama e Mehdi Malkajt, ironi me politikanët në skenë, salla bërtet “poshtë diktatura”!

Teatri ka marrë sërish jetë! Aktori i njohur Medi Malkaj ka mbajtur një monodramë me titull “Marr Guximin”, e cila mbushi plot sallën e Teatrit Kombëtar.

Kjo është shfaqja e parë që shënon rihapjen e Teatrit Kombëtar dhe që do të shoqërohet me të tjera gjatë muajve në vijimin.

Në fund të saj publiku dhe duartorkiti gjatë aktorin e njohur, i cili shpërtheu në lot teksa pa reagimin e publikut. Gjithashtu Malkaj në shenjë dashurie për Teatrin puthi muret e tij, ndërsa publiku me dritat e telefonit ndezur brohoritën në kor: Poshtë diktatura.

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture dhe nënshkroi një marrëveshje me artistët.

More in KRYESORE, LAJME
Horror, vret ish-të dashurën, pastaj i ha trurin dhe zemrën

Një ngjarje shokuese është raportuar nga mediet botërore, të cilat shkruajnë për një vrasës “kanibal”, i cili ka masakruar ish...

Close