X

Makina del nga rruga, plagosen tre vajza në Korçë


Një aksident ka ndodhur sot në aksin nacional Korçë-Kapshticë ku kanë mbetur të plagosura tre vajza. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:50 në Bitinckë.

Sipas policisë, një mjet ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur drejtuesja e mjetit dhe dy vajzat që ishin pasagjere.

Të plagosurat janë transportuar në spitalin e Korçës dhe ende nuk ka informacion për gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia ka kryer veprimet hetimore në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Nard Ndoka: Në Shqipëri pushteti bën grusht shteti

Kryetari i PDK Nard Ndoka me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se në Shqipëri është shënuar një rast...

Close