X

VIDEO+DETAJE/ Policia blindon Teatrin Kombëtar, gati për prishjen e tij. Merret zvarrë regjisori, përplasje fizike


Ajo që artistët i trembeshin prej më shumë se një viti po ndodh mëngjesin e sotëm. Forca të shumta policie kanë rrethuar Teatrin Kombëtar dhe po nisin aksionin për prishjen e tij.

Pavarësisht pranisë së dhjetra qytetarëve, duket se policia e rendit dhe ajo bashkiake janë të vendosura për të zbatuar urdhërat e dhëna nga lart.

Mes artistëve dhe policisë ka pasur dhe përplasje civile, ndërsa regjisori Edmond Budina është tërhequr zvarrë në mënyrë që të mos futet në ambientet e brendshme të Teatrit.

Në një prononcim për gazetaren e Fax News, Edona Haklaj, Budina u shpreh se i ka të regjistruara të gjitha fytyrat që e tërhoqën zvarrë.

“Kriminelët më morrën zvarrë, si të isha një leckë, kjo është një gjë e ndyrë. Ne po mbrojmë kulturën dhe qytetarinë shqiptare, të vijë një polici që ska pikën e dinjitetit, nuk e di se çfarë mund të themi.

Sa të jetë jeta nuk do ta harroj, Edi Rama mbaje mend këtë që më ke bërë, ti dhe këlyshët e tu, asnjëherë nuk të kam sulmuar direkt, po këtë që ndodhi sot nuk mund ta fal.

Nuk e kam bërë as regjisorin dhe as aktorin, i mbështetur te politika, e kemi bërë gjithçka me djersë dhe me gjak”, u shpreh Budina.

Artistët apelojnë për një pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve , që të mund të përballen me forcat e shumta të policisë që kanë rrethuar zonën.

Një pjesë e punonjësve të administratës së Teatrit, së bashku me policinë private kanë hyrë në ambientet e brendshme të Teatrit, ku janë duke paketuar materialet, për t’i nxjerrë nga pjesa e pasme e godinës.

Pranë artistëve ka qenë sot dhe juristi Çlirim Gjata, i cili u shpreh se është kriminale dhuna e përdorur ndaj artistëve.

“Të themi është antikushtetues është pak, kanë ardhur 200 policë të të gjitha llojeve dhe të gjitha ngjyrave, e gjitha kjo është bërë për të futur brenda disa punonjës që të paketojnë materialet, dhe ti hapin rrrugës shembjes. Ajo që është më kriminalja është se përdoret dhunë ndaj regjisorit të madh Edmond Budina, apo grave dhe vajzave që janë pjesë e komunitetit të artistëve”, u shpreh Gjata.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
U akuzua se tradhëtoi Kejsin, Stresi reagon ashpër: Turp t’ju vijë! Nuk guxon robi të dalë në foto

Reperi i njohur, Stresi, ka reaguar ashpër lidhur me lajmet së ai i ka dhënë fund marrëdhënies me partneren e...

Close