X

Beteja për Teatrin/ Policia e tërhoqi zvarrë, flet regjisori Budina: S’ta fal këtë Edi Rama!


Pas përplasjes me policinë te Teatri Kombëtar, regjisori Edmond Budina ka deklaruar se nuk ia fal Edi Ramës, këtë që i bëri. Regjisori u tërhoq zvarrë nga policia ditën e sotme, pasi kundërshton prishjen e Teatrit.

“Policia e krimit na tërhoqi zvarrë, na hoqën nga godina. Ne nuk duam që të zbrazet teatri. Ata e hapën derën. Ata erdhën këtu sikur ne ishim kriminelë. Edi Rama mbajë mend këtë që më ke bërë ti dhe këlyshët e tu. Nuk do ta harroj. Nuk do ta fal. Nuk e kam bërë as regjisorin dhe as aktorin, i mbështetur te politika, e kemi bërë gjithçka me djersë dhe me gjak. Kjo nuk ndodhte as në kohën e Ramiz Aklizë”, u shpreh Budina.

Që prej mëngjesit të sotëm ka nisur zbrazja e Teatrit Kombëtar. Policia ka rrethuar godinën. Qytetarë të shumtë dhe opozita u  janë bashkuar protestës. Kryetari i Partisë Demokratike, ka qenë në godinën e Teatrit sëbashku me ish deputetë të opozitës.

Për ngjarjen ka reaguar edhe presidenti Meta, i cili e ka quajtur “të turpshme” dhe ka bërë thirrje që të respektohet e drejta e qytetarëve për të protestuar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
VIDEO+DETAJE/ Policia blindon Teatrin Kombëtar, gati për prishjen e tij. Merret zvarrë regjisori, përplasje fizike

Ajo që artistët i trembeshin prej më shumë se një viti po ndodh mëngjesin e sotëm. Forca të shumta policie...

Close