X

Boris Johnson do të jetë Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, premtoi amnisti ndaj emigrantëve

Boris Johnson ka fituar garën brenda Partisë Konservatore në Britani, duke mundur rivalin e tij Jeremy Hunt, për postin e kryetarit të partisë. Johnson do të jetë kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar.

Kujtojmë se zgjedhjet në partinë Konservatore, u mbajtën pas dorëheqjes së kryeministres Theresa May, e cila nuk arriti një shumicë në parlament, për të konkluduar një marrëveshje me BE-në për daljen e Britanisë nga Unioni.

Johnson është një figurë kontroverse në politikën britanike dhe njihet si një politikan mjaft i afërt dhe me një mardhënie shumë të spikatur, me presidentin Trump. Gjatë skandalit të fundit me emailet e publikuara të ish ambasadorit britanik në SHBA, ku ai kritikonte administratën Trump,  Johnson refuzoi të shprehte mbështetjen për ambasadorin.

Boris Johnson do të jetë në krye të Mbretërisë së Bashkuar, në një moment mjaft delikat, duke qenë se vendi do të dalë nga Bashkimi Europian në Tetor të këtij viti. Nëse ai nuk do të arrijë një marrëveshje përpara datës së daljes, figura politike brenda konservatorëve kanë paralajmëruar shkarkimin e qeverisë me anë të një mocioni mosbesimi.

Boris Johnson ka qenë kryebashkiak i Londrës për dy mandate,  gjatë viteve 2008-2016. Ai nuk rikandidoi për një mandat të tretë, edhe pse sipas sondazheve 52% e londinezëve e cilësonin punën e tij si pozitive.

Johnson ka premtuar një amnisti për emigrantët të cilët jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar prej 15 vitesh pa dokumentacion. Nëse Johnson do ta mbajë këtë premtim edhe qytetarët shqiptarë,  të cilët kanë jetuar në MB prej 15 vitedh dhe nuk kanë kryer vepra penale, do të përfitojnë leje qëndrimi.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, KRYESORE, LAJME
Fshati në Shqipëri që po terrorizohet nga hajdutët, vidhen, bagëti, motorë dhe makina

Banorët e fshatit Belinë të Patosit janë terrorizuar pasi në këtë fshat kanë ndodhur shumë vjedhje muajt e fundit.  Banorët ...

Close