X

Andi Bushati: Rama nuk duron dot asnjë kritikë minimale, për këtë arsye u shkarkua Ditmir Bushati


Analisti Andi Bushati, i ftuar në studion e lajmeve në Neëw24, ka komentuar Asamblenë e Partisë Socialiste. Bushati tha se kryeministri Edi Rama nuk e ka seriozisht ftesën për bashkëpunim ndaj opozitës dhe se shembulli më i mirë se Rama nuk duron asnjë kritikë minimale dhe askënd që mendon ndryshe, është shkarkimi i Ditmir Bushatit nga drejtues i Qarkut të Shkodrës.

Unë nuk besoj që është ftesë e sinqetë. Vetë brenda qëndrimit të Ramës pati një kontradiktë. Të thuash do përfill opozitën, do i jap të drejtën e vetos, do të thotë të pranosh të kundërtën, atë që mendon ndryshe nga ti. Rama thotë unë i pranoj këta, por të vetmin rast që tregoi se nuk pranon asnjë zë kundër, asnjë zë minimal kundër, ishte shkarkimi i Ditmir Bushatit nga qarku i Shkodrës. Ditmir Bushati nuk është një disident në PS, por fakti që nuk ka qenë 100% me linjën e Ramës, për coptimin e Kosovës, që ka bërë vërejtje, atij i kushtoi vendin në hierarikinë e Partisë Socialiste.

Kur je kaq pak tolerant brenda partisë tënde, si mund të mendohet se ti e ke seriozisht kërkesën për bashkëpunim me opozitën?”

Kujtojmë se Ditmir Bushati u shkarkuar live nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS-së, nga posti i drejtuesit politik të Qarkut të Shkodrës. Ditmir Bushati ka një qëndrim ndryshe sa i përket çështjes së Kosovës dhe mendohet se nuk e ka përkrahur linjën e shkëmbimit të territoreve dhe ndarjes së Kosovës, gjë e cila me gjasë i kushtoi edhe postin e Ministrit të Jashtëm.

/TPZ.al/

More in KRYESORE, LAJME
Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe/ Meta uron Boris Johnson

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, uron kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, Boris...

Close