X

Lubonja: Në Shqipëri nevojitet një lëvizje e re, nën sloganin “Shteti jemi ne”!

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, foli për planet e qeverisë për të shembur Teatrin Kombëtar dhe nevojën për rezistencë nga komuniteti i artistëve dhe nga qytetarët.

Lubonja tha se opozita duhet të bëhet barrikadë për pushtetin, në mënyrë që Teatri të mos shembet.

Aktorët janë gati të ruajnë godinën e Teatrit Kombëtar, por opozita nuk duhet ta shikojë çështjen e teatrit thjesht si teatër…se do vijë një ditë për shembjen e Teatrit dhe opozita duhet ta bëjmë simbol këtë ditë, simbol rezistence. Të dalin njerëzit, të bëjnë barrikadë, të bëhet aty një betejë për komunitetin, për fëmijët tanë. T’ju dilet përpara banditëve me të cilët Rama pastron paratë”,- tha Lubonja.

Sipas analistit, opozita duhet të zgjedhë një moto gjithëpërfshirëse që sa më shumë qytetarë të gjejnë veten e t’i ndjekin në rrugën që ata kanë nisur.

Duhet një projekt i një Shqipërie tjetër që ta asimilojnë njerëzit, atëherë s’ka burrë nëne që e shemb Teatrin se shkon gjithë Tirana atje. Më vjen në mendje një slogan : ”Shteti jemi ne”, pra e kam fjalën për ne qytetarët. Ky mund të ishte një slogan që njerëzit të bëhen pjesë”,- tha analisti.

VIDEO:

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Ambasada amerikane publikon videon: Si do bëhet reforma në drejtësi

Ambasada amerikane ka publikuar një video në “Facebook”, ku kujton se janë mbushur 3 vjet nga miratimi i reformës në...

Close