X

Tarifa/ Studentët nxjerrin “blof” Ramën, paralajmërojnë përshkallëzim protestash: Të bashkuar në Tetor

Faqja “Studentët Denoncojnë” ka publikuar në llogarinë e saj një dokument, përmes të cilit denoncojnë se tarifat e studimit nuk janë përgjysmuar për vitin akademik 2019-2020. Ata shprehen se ky ishte vetëm fillimi i mashtrimeve të Kryeministrit nga “Pakti Për Universitetin ” .

Kujtojmë se para disa muajve kryeministri Rama iu premtoi studentëve që do të përgjysmonte tarifën e studimit, pas protestave të shumta të tyre. Studentët paralajmërojnë përshkallëzim protestash në muajin Tetor.

“Tarifat e Studimit nuk janë përgjysmuar për vitin akademik 2019-2020, Ky është vetëm fillimi i mashtrimeve të Kryeministrit nga “Pakti Për Universitetin ” .

Studentët u mashtruan duke ju përgjysmuar vetëm për 1 vit, por duke filluar nga viti i ardhshëm tarifat do jenë të njëjta në Tetor bëhemi gati për protesta. Ne nuk ndalemi ,në Tetor të bashkuar”, shkruhet në Faqen Stduentët Denoncojnë.

More in AKTUALITET, LAJME
A të kanë bërë shantazh amerikanët për dorëheqjen?/ Ja çfarë tha Haradinaj

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës Ramush Haradinaj në intervistën ekskluzive për gazetarin Çim Peka për Syri Tv, i pyetur nëse...

Close