X

Luan Rama: Haga e kështjellës së turpit, Ramush të kam vëlla!

Ish-deputeti i LSI-së, Luan Rama si politikan dhe shkrimtar njëkohësisht e ka komentuar përmes vargjeve atë që po ndodh në Kosovë, ku kryeministri i dorëhequr tashmë, Ramush Haradinaj pritet të përballet me Gjykatën Speciale të Hagës.

Sipas tij, në Hagë nuk e dinë çfarë është kështjella e gjakut të Haradinajve dhe as Gllogjani. “Haga e Kështjellës së Turpit, kërkon t’i bëjë gjyqin, Gllogjanit të Kështjellës së Gjakut”,- thotë ai mes të tjerave.

Kështjella e Gjakut të Haradinajve dhe Gllogjani përballë Hagës.
Haga,
Dhe si Haga gjithë Evropa,
Nuk e di
Çfarë është Kështjella e Gjakut.
Nuk e di
As se çfarë është
Mali i Dhembjes,
Në zemrën e nënës
Për bijtë e vrarë!
Ato nuk e dinë
Çfarë është plisi i bardhë
Si borë mbi vetull,
Që vjen si amanet,
Shekull më shekull…
Shekulli i shqiptarëve,
Përsëri i vrarë!
Sepse Haga,
E ka harruar Reçakun!
Edhe Drenicën e ka harruar Haga,
Njësoj siç ka harruar Srebrenicën…
E tash,
20 vjet më pas,
Haga e Kështjellës së Turpit,
Kërkon t’i bëjë gjyqin,
Gllogjanit të Kështjellës së Gjakut!
Ramush të kam vëlla!
Të kam vëlla prej gjuhës,
Të kam vëlla prej gjakut,
Të kam vëlla prej flamurit,
Të kam vëlla prej atdheut,
Të kam vëlla prej dhembjes,
Të kam vëlla prej plagëve,
Të kam vëlla prej shpresës,
Të kam vëlla prej ëndrrës.
Por të kam vëlla,
Edhe prej emrit!
-“Për flamur, për gjuhë amtare,
Ngjallen prapë heronjtë ndër varre…”,
– Na thotë me piskamën
E shpirtit e të gjakut,
Luan Haradinaj!

More in AKTUALITET, LAJME
Krisja e thellë/ Rrëfimi i Ramush Haradinajt: Ku ndahem me Edi Ramën

Thyerja mes një kryeministri të Kosovës me një të Shqipërisë nuk ka qenë asnjëherë kaq e thellë sa ajo që...

Close