

Thyerja mes një kryeministri të Kosovës me një të Shqipërisë nuk ka qenë asnjëherë kaq e thellë sa ajo që është krijuar mes Ramush Haradinajt dhe Edi Ramës. Pavarësisht se publikisht ishin kujdesur që ta mbulonin krisjen deri pak kohë më parë, samiti i Berlinit i nxorri të gjitha në dritë.
Siç dihet në atë takim pati një presion të fortë të Francës dhe Gjermanisë ndaj kryeministrit të Kosovës që ai të heq taksën 100% për prodhimet serbe. Edi Rama mbajti krahun e më të fortëve duke lënë vetëm Haradinajn i cili do të deklaronte në një intervistë pas samitit se “Rama ishte ai që i bënte më shumë presion se Vuçiçi”. Shefi i qeverisë së Tiranës i hodhi poshtë këto deklarata, madje e quajti Hardinajn “gënjeshtar”.
Përplasja mes Ramës dhe Haradinajt ka qenë e fortë edhe për çështjen e korrigjimit të kufijve. Haradinaj e ka kundërshtuar fort çdolloj ideje që shkon në favor të ndryshimit të kufijve, ndryshe nga Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri shqiptar, Rama.
Pas dorëheqjes së Haradinajt pati reagime të shumta, por vetëm Edi Rama reagoi një ditë më pas dhe duke mos ia përmendur emrin. Rama as nuk e ka kontaktuar Haradinajt për thirrjen në Gjykatën Speciale, siç kishin bërë shumë kryeministra të rahonit. E zbuloi këtë vetë Haradinaj në një intervistë që dha për televizionin T7 të Kosovës.
“Unë kam marrë shumë letra personale prej kryeministrave të rajonit, nuk kam marrë një prej Edi Ramës. Kam marrë prej kryeministrave të tjerë të rajonit shkresa mbështetje, simpatie. Edhe nga personalitete si Presidenti Berisha, po se po, por edhe Presidenti Moisiu, Presidenti Meta ishte vetë këtu. Kam marrë prej Shqipërisë plot porosi përkrahëse, kam dëgjuar zotin Majko, kryetarin Basha… Vetëdija kombëtare e ka bërë të vetën atje. Ata i përcjellin këto tema” – tha Haradinaj.
Ai zbuloi se taksa dhe kufijtë janë dy çështjet që e ndajnë me Edi Ramën. I pyetur nëse ndihet përgjegjës për prishjen e marrëdhënieve me kryeministrin e Shqipërisë ai tha se asgjë nuk ishte personale, por e ngritur mbi baza parimore.
“Jam i detyruar të mbroj tërësinë territoriale të Kosovës. Nuk e kam këtë prej qejfit apo prej arrogancës. Unë jam i detyruar me mbrojt Kosovën si agjendë.
Unë taksën nuk e kam tregti me Serbinë. Unë taksën e kam me shpëtu (Kosovën) prej ndarjes ose prej “Dodik Republikës”. Unë nuk i kam mbajt këto qëndrime për inat të Edit, Hashimit apo Kadrisë.
Unë besoj që nëse e heq taksën, e ke çel derën për njërin prej dy çmimeve, ndarje ose “Dodik Republikë”. Unë besoj që nëse e mbajmë taksën, ato të dyja nuk janë më temë dhe hapim derën për njohjen. Kaq e thjeshtë është. Kujt nuk i kam borxh në këtë rast që i shërbej këtij besimi” – tha Haradinaj.
Por si janë raportet e Haradinajt me të majtën shqiptare.
“E dua të majtën në Shqipëri. Nuk kam asnjë problem me të majtët. I kam njoh të gjithë dhe i respektoj njëlloj siç kam marrëdhënie me Partinë Demokratike të Shqipërisë me të cilën kemi një kontratë bashkëpunimi dhe aspirojmë në PPE. Më besoni nuk ka asgjë personale këtu, por vetëm jam i detyruem të mbroj axhendën e vendit tem, popullit tem. Kaq” – e mbyll Haradinaj.
Përplasjet mes Haradinajt dhe Ramës kanë qenë të hershme. Ato nisën që me çështjen e demarkacionit, për të vijuar me deklaratat e Ramës në emër të Kosovës, çështjen e taksës 100% dhe më pas për idenë e ndryshimit të kufijve.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
VIDEO/ Katër milion euro drogë, arrestohet shqiptari me gomone në Itali
Betonohet “kanali i kuçedrës” në Durrës, lëvizjet e tërmetit hapin gropa në Hamallaj, banorët në alarm: Prandaj ndodhi 26 nëntori (VD)
Bien gurë në rrugën Librazhd-Elbasan, vështirësohet qarkullimi i mjeteve
Aksident në Lezhë, zetori del nga rruga, humb jetën 70-vjeçari
Pse nuk u përdor dhurata e Bankës Botërore?/ Akuza e fortë: Familja Lala humbi jetën për një autoshkallë
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti/ Artan Shkreli gjen ‘zgjidhjen’: Banorët të pyesin në Bashki, nuk do t’i ndjekim nga pas
A do të ketë përgjegjës pas tërmetit? Artan Shkreli: Nuk di nga ta fillosh
Shemsi Prençi: Në Thumanë levat u morën tek gomisteritë, ekipet e emergjencës nuk kishin as lopata
Lini nje Koment