X

Justin Bieber thirrje Donald Trump për të liruar emigrantët nga paraburgimi

Justin Bieber është bërë njeriu më i fundit me peshë në krizën në kufirin jugor të SHBA-së, duke i bërë thirrje Presidentit Donald Trump që të lirojë fëmijët emigrantë nga qendrat e paraburgimit. 25-vjeçari i kërkoi Trump-it që t’i ‘lërë ata fëmijë jashtë nga kafazi’, shkruan DailyMail.

Bieber e bëri kërkesën pasi dëgjoi se Trump doli garant për reperin A $ AP Rocky, i cili momentalisht është i ndaluar në një burg suedez pasi u përfshi në një rrahje rruge.

‘Unë dua shokun tim [A $ AP Rocky] jashtë … Ju vlerësoj që po përpiqeni ta ndihmoni atë. Por, Donald Trump mund të lini këta fëmijë jashtë kafazeve?‘, shkroi ai.

More in BOTA, LAJME
Supergrabitja në Rinas, pasi policia vendosi shpërblim janë bërë 100 telefonata për tre autorët

Të paktën 100 telefonata janë administruar nga uniformat blu, por pas verifikimeve asnjë prej tyre nuk ka rezultuar e vlefshme...

Close