X

Haradinaj rrëfen pse qau kur dha dorëheqjen: Urova që s’ishte baba gjallë…

Në intervistën që dha për televizionin T7 të Kosovës, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka rrëfyer edhe për emocionet e ditës së dhënies së dorëheqjes. Ai ka dhënë detaje rreth ftesës së Gjykatës Speciale që kishte marrë vetëm pak ditë para se të largohej nga qeveria.

Ai tha se vendimin për të dhënë dorëheqjen e kishte marrë vetë që në momentin që u kontaktua nga Gjykata Speciale, por kishte pritur deri në zyrtarizimin e saj. më pas tha se nuk ishte konsultuar me të tjerë për dorëheqjen për të mos e përhapur lajmin dhe për të krijuar turbullirë në vend. I pyetur për lotët që i dolën në konferencë për shtyp Haradinaj tha se ishin nga inati.

“Më erdhi shumë inat për mos-unitetin tonë. Ne mundemi lehtë me dalë fitues si Kosovë. Jam i mërzitur se kam kalu nëpër shumë momente të rënda. Ftesa më ka këput konopin. Kam qenë në konop që 1 vjeç” – tha Haradinaj.

Ai foli edhe për akuzën që i është bërë këto ditë se dorëheqja është një truk për të përfituar politikisht. Ai tha se kjo akuzë ishte traumatizuese për familjen e tij

“Ideja që me quajt dorëheqjen një “trik politik”… është hera e parë që jam gëzu që nuk e kam pas babën gjallë. Për mos me e traumatizu. Nëna më është traumatizu. Familja i përjeton rëndë dhe këto janë gjëra të ulëta. Kjo është pika ku kanë rënë këta njerëz” – tha Haradinaj.

Ai sqaroi se e dha dorëheqjen për të mos shkuar në gjykatë si kryeministër edhe pse ndaj tij ende nuk ka një akuzë të ngritur ndaj tij.

More in BALLKAN, LAJME
Për çdo diktator me vese, e para që ka dështuar është nëna e tij

Nga Adi Krasta Askush nuk do kishte menduar se dy qeverisje te dy partive qe pretendojne se jane aq te...

Close