X

Shtatë kompani në garë për tenderin e Unazës së Re, ende askush përpara drejtësisë për aferën me “DH Albania”

Pas aferës së “DH Albania”, Autoriteti Rrugor Shqiptar, hapi ofertat e tenderit për ndërtimin e unazës së re, në segmentit që përfshin rrethrrotullimin e shqiponjës. Top Channel ka mësuar se në garë kanë marrë pjesë 8 kompani, ofertat e të cilave kanë variuar nga 14 deri në 18 milionë euro.

Sipas burimeve nga Autoriteti Rrugor, ofertën më të ulët për ndërtimin e nyjës e ka paraqitur kompania Alb Building me 1.72 miliardë lekë ose 14 milionë euro. Më pas renditen 6 kompani të tjera, Salillari, Vëllezërit Hysa, 2T, Gjoka, Curri dhe Gener 2, ofertat e të cilave kanë variuar nga 14.5 deri në 18 milionë euro.

Ky është tenderi i tretë që zhvillohet për këtë pjesë të projektit për rindërtimin e Unazës së Madhe. Qeveria u detyrua të anullojë tenderin e parë, pas zbulimit nga emisioni “Të Paekspozuarit”, të mega skandalit, me kompaninë “DH Albania”, e cila kishte falsifikuar firmën e Sekretarit të Shtetit të Delaware dhe dokumenta të tjera për të fituar dy tenderë me vlerë totale prej 30 milionë euro.

Për këtë aferë korruptive dhe falsifikim, ende askush nuk është vënë përpara drejtësisë. I vetmi person i shpallur në kërkim është administratori i kompanisë, Avdjol Dobi, i cili nuk është gjetur nga autoritetet dhe mendohet të jetë arratisur.

Ndërkohë, banorët e Unazës së Re vijojnë rezistencën dhe janë zotuar se do të mbrojnë shtëpitë e tyre me çdo mjet.

/TPZ.al/

More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Deputetja e opozitës së re i jep fund beqarisë në moshën 42-vjeçare. Fton në dasmë edhe deputetët e PS (FOTO)

Sesioni i ri parlamentar, duket se finalizohet me një dasmë. Deputetja e opozitës së re, Majlinda Halilaj, e cila në...

Close