X

“Do t’i vihet kazma natën”, Vasjan Lami kundër prishjes së Teatrit

I ftuar në emisionin “A Show” në News 24, aktori Vasjan Lami flet për prishën e Teatrit Kombëtar.

I pyetur nga moderatori Krasta se ka zëra që Teatrit do t’i vihet kazma ndonjë ditë, natën vonë, aktori u përgjigj duke thënë se kjo do të ishte makutëri.

Sipas tij, Teatri Kombëtar është histori dhe ajo duhet të mbrohet.

“Hajduti e ka qejf orën tre deri në katër të mëngjesit, thonë disa. Nuk është çudi të ndodhë kështu edhe me teatrin. Nuk e di deri ku mund të shkojë makutëria, kësaj i thonë të hash vetveten, të hash historinë tënde. Historia nuk nisi as me mua as me ty”,- tha Lami.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Policia nis arrestimet te ‘Unaza e Re’

Policia e shtetit ka nisur arrestimet mes banorëve të Unazës së Re. Hakmarrja politike e policisë vjen një ditë pasi...

Close