X

Dha dorëheqjen, Haradinaj flet për zgjedhjet: Është referendum! U hap mundësia për të blerë Kosovën, populli e vendos çmimin

Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për gazetarin Çim Peka në Syri TV, ka folur për vendimin e tij për t’u dorëhequr.

PJESË NGA INTERVISTA:

Ramush Haradinaj: Ftesa e ofendon Kosovën, se kur shkon kryetari i qeverisë shkon shteti. Atëherë ne na preket sovraniteti. E ka pasur të pamundur që të paraqitem si qeveritar. Për të ruajtur sovranitetin edhe si luftëtar shqiptar do shkoj si njeri i thjeshtë.

A mund të evitohej dorëheqja? Marrim parasysh se nuk ka një aktakuzë.

Ramush Haradinaj: Mundesh po do të ishte lëndim i shtetit. Ëshë lëndim i madh që ia bën një shteti të ri. Nuk desha që të jap sinjale se kërkush nuk e detyron kryetarin e shtetit për ndryshim territoresh. Kjo duket ndoshta jo e nevojshme, por shtetet krijohen përmes shembujve.

Kush do ta ushtrojë pozicionin e kryeministrit?

Ramush Haradinaj: Unë jam në dorëheqje deri sa të vijë pasardhësi im.

Pse nuk vendoset një person tjetër por kërkuat zgjedhje ?

Ramush Haradinaj: Më e sigurt është në dorë të popullit. Unë kam vlerësuar se vetëm sovrani e ka radhën për të vendosur. Është e hapur mundësia për të blerë. Populli e vendos çmimin. Mund të ketë vendim për krijimin e një dodikrepublike brenda nesh dhe kjo ccon në shpërbërje, ose mbrotje të taksës që mund të na ccojë në njohje. Këtë e vendos populli. Është referendum. Temat janë shumë të mëdha dhe kombëtare. Shteti është në pyetje. Hapja e kufijve e shbën Kosovën. Është shumë e rrezikshme. Taksa nuk është përkrahë nga të gjithë dhe është gabim. /syri.net/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Huawei dyshohet se grumbullon të dhëna delikate të përdoruesve

Degëzimi çek i kompanisë telefonike kineze, “Huawei” ka grumbulluar në mënyrë të fshehtë të dhëna delikate të klientëve të saj,...

Close