X

A të kanë bërë shantazh amerikanët për dorëheqjen?/ Ja çfarë tha Haradinaj

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës Ramush Haradinaj në intervistën ekskluzive për gazetarin Çim Peka për Syri Tv, i pyetur nëse ka pasur oferta për ndarjen e Kosovës, tha se këto oferta nuk kanë munguar ndonëse jo hapur.

Haradinaj tha se dorëheqja e tij nuk është aspak punë e një shantazhi nga amerikanët, pas asaj që quhet kokëfortësi e tij për të mos hequr taksën ndaj mallrave serbë.

‘Mendoj se nuk është asnjë amerikan për ndarjen e Kosovës. Tani është shpëlarja, po pastrohet kjo temë. Unë nuk kam njoh asnjë amerikan qe e ka në zemër apo në mendje ndarjen e Kosovës. Ne nuk jemi jashtëtokësorë në Kosovë. Ne jemi rrit me aleatët”

I pyetur nga gazetari Peka nëse ka pasur një ofertë konkrete që të pranojë ndryshimin e kufijve, të hiqet taksa, Haradinaj tha se ka pasur tentativa.

‘Është provuar në mënyra të ndryshme për dobinë e fleksibilitetit. Nuk kanë guxuar hapur me ma sjellë në tavolinë. Unë i takoj një agjende tjetër. Jam i gëzuar shumë që ka një vetëdije në popull kundër ndarjes. Nuk është më Kosova as e 17 shkurtit as e GJND. Qëndrimi i taksës nuk është populizëm, ishte qëndrim. Po më kanë pyetur çfarë jepni ju për njohjen. Sa për Merkel ajo ka një qëndrim shumë të qartë kundër ndarjes.”

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
“Do t’i vihet kazma natën”, Vasjan Lami kundër prishjes së Teatrit

I ftuar në emisionin “A Show” në News 24, aktori Vasjan Lami flet për prishën e Teatrit Kombëtar. I pyetur...

Close