X

Zbardhet skenari për dorëheqjen e Haradinajt, dy politikanët që akuzohen se e dërguan në Hagë



Një ditë më parë Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministri i Kosovës. Ramush Haradinaj dha dorëheqjen e pasi është thirrur për të dëshmuar në Hagë. Në një konferencë për shtyp, Haradinaj u shpreh se hoqi dorë nga posti pasi sipas tij nuk mund ta cenonte nderin e Kosovës.

Pas kësaj dorëheqje  kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve në Kosovë Rada Trajkoviq ka thënë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pasur rolin më të rëndësishëm në dorëheqjen e Ramush Haradinajt. Ajo ka theksuar se  Veseli me gjasë ka vlerësuar se për të do të ishte më mirë që Haradinaj të shkojë në Hagë ndërsa ai të marrë përgjegjësinë për të stabilizuar situatën në raport me Beogradin.

“Dorëheqja e Haradinajt është një mesazh nga bashkësia ndërkombëtare për shumë liderë, si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë, se ata duhet t’i përmbushin premtimet, kështu që unë nuk përjashtoj një të ardhme të ngjashme edhe për politikanë tjerë “, tha Trajkoviç.

Ndërsa deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ka thënë se Ramush Haradinaj po shkon përsëri në Hagë me skenar të përbashkët të presidentit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN
Vuçiç njofton sot reagim për dorëheqjen e Haradinajt

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do t’iu drejtohet sot serbëve lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti e kryeministrit...

Close