X

Vjedhje e trafik droge, pranga shqiptarëve e italianëve në Romë

Policia italiane ka kryer arrestime në kryeqytetin e vendit Romë, në lidhje me rast vjedhjeje dhe droge. Karabinierët kanë ndaluar gjithsej 11 vetë, të cilët kryenin aktivitete të paligjshme.

Katër vetë u arrestuan në flagrancë në stacionin Termini në Romë, nën akuzën e vjedhjes së rëndë. Hetuesit vunë re se katër persona bënin veprime që ngjallnin dyshime dhe pas verifikimeve që kryen, arritën të dokumentojnë vjedhjet dhe arrestojnë përgjegjësit, shkruajnë mediat italiane.

Ndërkaq, arrestime u kryen edhe për tregti të drogës në Romë. Kështu, në pranga kanë përfunduar një 17-vjeçar italian nga Roma dhe 2 shqiptarë të moshave 20 dhe 21 vjeçe. Të arrestuarit dyshohet se shpërndanin lëndën narkotike në sheshet e Romës.

Karabinierët sekuestruan gjithashtu heroinë dhe kokainë. Në pranga pëfundoi edhe një grua italiane për evazion fiskal. Hetimet po vazhojnë për raste kriminale të ngjashme.

More in AKTUALITET, LAJME
Komplot ndaj Skënderbeut, roli i Dervishit dhe UEFA-s, flet Takaj

Në një konferencë të jashtëzakonshme, presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, ka folur për dënimin e klubit korçar nga UEFA, lënien...

Close