X

Vdes shqiptari në mes të Prishtinës, u rrah brutalisht me grushte

Një shqiptar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme pas një përleshje të dhunshme me grushte. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë dhe mësohet se viktima është një 45-vjeçar me inicialet G.R..

Mediat kosovare shkruajnë se 45-vjeçari është dhunuar nga një tjetër person aq fort saqë ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.

Viktima i përket komunitetit rom dhe jetonte në Gjermani me familjen, por përkohësisht ishin kthyer në Prishtinë, në Fushë Kosovë.

Mësohet se prokuroria ka pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve që janë pranë vendit ku ndodhi rrahja brutale, ndërkohë që sulmuesi është në arrati. Ende nuk dihen motivet që çuan në këtë vdekje.

More in BALLKAN, LAJME
Më mirë se Messi dhe Ronaldo: Baghdad Bounedjah, perandori i Afrikës

Algjeria fitoi Kupën e Afrikës dhe rrëmbeu trofeun e dytë në histori. Heroi i ndeshjes ishte Baghdad Bounedjah, autori i...

Close