X

U besohet programi i ri televiziv/ Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli do të zëvëndësojnë dyshen e njohur të ekranit

Sezoni i ri televiziv që do të nisë këtë shtator pritet të sjellë ndryshime të mëdha si në programacion, ashtu edhe tek moderatorët e ekranit. Disa prej tyre do të ndryshojnë televizion e të tjerë priten me emisione të reja të cilat janë ende surprizë për publikun.

“Indeksonline” ka zbuluar se dy moderatorët, Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli shumë shpejt do t’i shohim së bashku me një program të ri televiziv.

Dyshja do të zëvendësojë Dajana Shabanin dhe Besmir Metanin në programin “Ditë e Re” në “Ora News”.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse emisioni do të mbajë të njëjtin emër dhe nëse Zogu i Tiranës, Hermes Nikaj, do të jetë i pranishëm në emision. Mbetet të presim shtatorin për të mësuar të reja të tjera nga dyshja Arjola-Kelvi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, LIFESTYLE
Ademi e prerë: Nuk e lëshoj zyrën. Kryetare bashkie derisa të ketë zgjedhje

E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News 24, Voltana Ademi shprehu me bindje se do të vijojë të jetë...

Close