X

U arratisën nga burgu në Greqi, përfundon aventura e dy shqiptarëve

Përfundon aventura e dy të arratisurve shqiptarë nga burgu i Cassandras në Halkidhiki. Të dy të burgosurit shqiptarë u arrestuan nga policia greke.

Dy të arratisurit u identifikuan policët mëngjesin e kësaj të shtune në Efpaliou Fokis në një zonë pyjore të fshehur në një plantacion me kanabis.

Ata kishin me vete armë kallashnikovi dhe granata. Pasi u ndaluan dhe u arrestuan nga policia atëherë u zbulua se ata ishin dy personat e arratisur dhe të shpallur në kërkim prej tyre.

Sipas policisë greke të dy të arrestuarit nuk u paraqitën në evidencën e mëngjesit të 16 korrikut dhe menjëherë nisi për ta kërkimi për t’i gjetur. Sipas mediave greke, të dy shqiptarët ishin të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

Emrat e tyre nuk bëhen të ditur por mësohet se janë njëri 31 dhe tjetri 33 vjeç.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ftesat e Speciales, Vasili: Po Edita Tahirin kur do e thërrasin?

Gjykata Speciale e Kosovës ka dërguar disa ftesa në drejtim të ish-luftëtarëve dhe komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I...

Close