X

Tirana zyrtarizon Osmanin, mbrojtësi rikthehet të vishet bardheblu

Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar afrimin më të fundit në merkato, Tefik Osmanin. Mbrojtësi kishte gjetur prej disa kohës akordin me bardheblutë, por prej angazhimeve me skuadrën e Teutës në Kupat e Europës, zyrtarizimi ishte shtyrë.

Megjithatë, Osmani tashmë është rikthyer te skuadra kryeqytetase, teksa më herët ka qenë pjesë e Tiranës nga viti 2008 deri në vitin 2011. Ndërsa, në këtë periudhë ka arritur të shpallet edhe kampion i Shqipërisë në sezonin 2008-2009.

Një përforcim me shumë vlera ky për 24-herë kampionët e vendit, duke llogaritur eksperiencën e akumuluar nga Osmani gjatë shumë viteve karrierë. Ndërkaq, mbrojtësi është aktivizuar për 45 minuta nga trajneri Mema edhe miqësoren e sotshme përballë skuadrës së Renovës

More in LAJME, SPORT
“Shqipëria ka nevojë për një frymë të re politike”- Rudina Hajdari tregon nëse do të krijojë një parti të re: E rëndësishme është…

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se ajo vazhdon të qëndrojë në...

Close